Dhjetor 19, 2023 09:44 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i mbrojtjes njofton formimin e një koalicioni ndërkombëtar në Detin e Kuq

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Netanyahun, Lloyd Austin njoftoi formimin e një koalicioni shumëkombësh për t'u marrë me kërcënimet e forcave të armatosura jemenase në Detin e Kuq.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar Rusia Today, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili ka vizituar Izraelin, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për t'i dhënë fund kërcënimeve detare të ushtrisë jemenase në Detin e Kuq.  Shefi i Pentagonit tha: Përveç Amerikës, ky koalicion përfshin Anglinë, Francën, Italinë, Spanjën, Norvegjinë, Holandën, Kanadanë, Bahrejnin dhe të tjerë. Ai gjithashtu shtoi:  “Vendet pjesëmarrëse në këtë koalicion kryejnë patrulla të përbashkëta në jug të Detit të Kuq dhe në Gjirin e Adenit. Austin pretendoi: Intensifikimi i sulmeve të lëvizjes  Houthi të Jemenit kërcënon rrjedhën e lirë të tregtisë dhe shkel ligjin ndërkombëtar. Anijet e marinës amerikane të stacionuara në rajon gjithashtu kanë shënjestruar vazhdimisht dronët dhe raketat që ata pretendojnë se janë lëshuar nga Jemeni. Në aksionin e fundit të Ushtrisë Kombëtare të Jemenit, kjo ushtri njoftoi mbrëmjen e së hënës se ka vënë në shënjestër 2 anije të lidhura me regjimin sionist në Detin e Kuq. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Yahya Saree. Anija e parë ishte "Sëan Atlantic" që transportonte naftë dhe anija e dytë ishte "MSC Clara" me kontejnerë. Ai siguroi se operacioni i ushtrisë jemenase përfshin vetëm anije të lidhura me regjimin sionist. Pas sulmeve të regjimit sionist kundër pozicioneve të Hamasit në Gaza, Jemeni ka sulmuar anijet që operojnë për Izraelin në Detin e Kuq në shenjë proteste ndaj bombardimeve dhe agresionit shkatërrues të këtij regjimi.

Tags