Shkurt 27, 2024 09:34 Europe/Tirane
  • Njoftimi i gatishmërisë së Italisë për të ndihmuar në ndalimin e konflikteve në Gaza

Duke e quajtur të trishtueshme situatën në Gaza, ministri i Jashtëm i Italisë deklaroi se vendi është i gatshëm të japë më shumë ndihmë për fëmijët e Gazës.

Antonio Tajani, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, konfirmoi se gjendja e civilëve në Rripin e Gazës është tragjike dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të bërë më shumë për të mbështetur Rripin e Gazës dhe gjithashtu për të ndalur konfliktet. Sipas agjencisë italiane të lajmeve AKI, Tajani tha: Situata e civilëve është po aq e trishtë sa edhe gjendja e të burgosurve. Italia ka pranuar më shumë se 100 fëmijë të ardhur nga Rripi i Gazës për mjekim. Roma është gati të mirëpresë më shumë fëmijë. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë shprehu shpresën se njerëzit e pafajshëm do të mbahen jashtë kësaj lufte sepse nuk kanë asnjë lidhje me atë që po ndodh në fushëbetejë. Tajani ka thënë: Ne jemi në bisedime me vendet arabe dhe vendet e G7 për të arritur një marrëveshje për ndërprerjen e konflikteve në mënyrë që ndihmat humanitare të mund të dërgohen civilëve. Ne i kërkuam Izraelit të priste përpara se të sulmonte Rafahun dhe shpresojmë që të dyja palët të dëgjojnë mesazhet që bazohen në logjikë.

Tags