Mars 07, 2024 19:05 Europe/Tirane
  • Afrika e Jugut bën thirrje për më shumë presion ndërkombëtar kundër regjimit sionist

Me vazhdimin e brutalitetit dhe gjenocidit të regjimit pushtues sionist në Rripin e Gazës, Afrika e Jugut i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të ndërmarrë më shumë masa kundër regjimit sionist.

Sipas kanalit televiziv "Al-Jazeera", Afrika e Jugut, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të parandaluar urinë në Rripin e Gazës, theksoi: “Nevojiten më shumë masa për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e 2.3 milionë palestinezëve në Gaza.” Më herët Afrika e Jugut ka paraqitur një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkelje të Konventës së Gjenocidit. Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, regjimi kriminal izraelit, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur palestinez e cila është pasuar nga heshtja e komunitetit ndërkombëtar.

 

Tags