Shtëpia e Bardhë: Suedia bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s
(last modified Fri, 08 Mar 2024 16:40:24 GMT )
Mars 08, 2024 17:40 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Suedia bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes një deklarate se Suedia do të bëhet zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s.

Në këtë deklaratë thuhet: “Është një shtet i fuqishëm demokratik me një ushtri të fuqishme.” Shtëpia e Bardhë pretendoi se bashkimi i Suedisë në pakt do ta bënte NATO-n më të sigurt. Më herët qeveria suedeze kishte njoftuar se kryeministri dhe ministri i Jashtëm i vendit do të vizitonin Amerikën. Sipas raportimeve të mediave suedeze, kjo vizitë e zyrtarëve të përmendur është në përputhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO. Duhet të theksohet se Helsinki dhe Stokholmi njëkohësisht shpallën kandidaturën e tyre për t'u anëtarësuar në NATO në vitin 2022 në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

 

Tags