Suedia kundër bazave të përhershme të NATO-s në vend
(last modified Tue, 12 Mar 2024 18:05:00 GMT )
Mars 12, 2024 19:05 Europe/Tirane
  • Suedia kundër bazave të përhershme të NATO-s në vend

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom tha se Stokholmi është kundër vendosjes së bazave të NATO-s në vend.

Suedia kohët e fundit u bë anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

“Sigurisht, institucionet e NATO-s do të punojnë në Suedi, por ne nuk duam baza të përhershme të aleancës”, tha Billstrom në një intervistë për mediat turke të botuar të martën.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka thënë se hyrja e Suedisë në NATO “është një fitore për lirinë. Suedia ka bërë një zgjedhje të lirë, demokratike, sovrane dhe të bashkuar për t'u anëtarësuar në NATO".

Rusia e sheh anëtarësimin e Suedisë në NATO si një kërcënim për stabilitetin rajonal.

Presidenti rus Vladimir Putin më herët tha: “Sa i përket zgjerimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ky është një problem që po krijohet, për mendimin tim, krejt artificialisht për interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

“Rusia nuk ka probleme, por zgjerimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s në territorin e këtij rajoni sigurisht që do të shkaktojë reagimin tonë”, shtoi Putin.

 

Tags