Prill 29, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Turqia: Izraelit duhet t'i bëhet presion për t'i dhënë fund masakrës në Gaza

Të hënën, ministri i Jashtëm turk në një takim me homologun e tij amerikan në Riad, deklaroi se vrasja e banorëve të Gazës duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, në një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, theksoi se masakra në Gaza duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

 Sipas kanalit turk të lajmeve TRT, në takimin e zhvilluar të hënën në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, Fidan tha se duhet të bëhet presion ndaj regjimit izraelit për t'i dhënë fund masakrës, për të vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Që nga 7 tetori, regjimi izraelit ka kryer një sulm brutal kundër palestinezëve duke vrarë rreth 34,500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Fidan dhe Blinken edhe diskutuan për situatën në Ukrainë dhe marrëdhëniet bilaterale mes Ankarasë e Uashingtonit.

 

Tags