Zelensky: Fitorja e Trump në zgjedhjet amerikane do t'i imponojë një humbje të rëndë Ukrainës
(last modified Mon, 03 Jun 2024 07:30:24 GMT )
Qershor 03, 2024 09:30 Europe/Tirane
  • Zelensky: Fitorja e Trump në zgjedhjet amerikane do t'i imponojë një humbje të rëndë Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për gazetën "The Guardian" pranoi se rizgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund t'i imponojë një disfatë të rëndë ushtarake Ukrainës.

Sipas "The Guardian", Volodymyr Zelensky, në një intervistë për këtë gazetë britanike në selinë e tij presidenciale në Kiev, tha se ish-presidenti amerikan Donald Trump, nëse fiton zgjedhjet e nëntorit dhe imponon një marrëveshje të pafavorshme paqeje për Ukrainën, rrezikon të kthehet në një “president humbës”, dhe kjo do të nënkuptonte fundin e SHBA-së si një “lojtar” global.

Presidenti i Ukrainës shtoi se ai "ende nuk ka asnjë strategji" për të marrë vendime dhe veprime në rast të kthimit të mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Parashikohet se nëse Trump mposht presidentin amerikan Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024, Uashingtoni do të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Kievin. Trump tha vitin e kaluar se ai mund t'i japë fund luftës në Ukrainë brenda "24 orëve".

Raporti i gazetës "The Guardian" vazhdon: Ndërsa ndihmësit e Trumpit kishin përgatitur më parë një plan të mundshëm [për t'i dhënë fund luftës], i cili përfshin dorëzimin e rajoneve lindore të Ukrainës Rusisë, si dhe rajonit të Krimesë, Zelensky sqaroi se “ukrainasit nuk pajtohen me këtë [çështje]”.

 

Tags