Qershor 19, 2024 14:45 Europe/Tirane
  • Trump: Politikat e Uashingtonit mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore

Pars Today- “Donald Trump”, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi edhe një herë për mundësinë e nisjes së Luftës së Tretë Botërore nën udhëheqjen aktuale të Uashingtonit.

Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili në vitet e fundit ka kritikuar ashpër veprimet e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë javëve të fundit dhe në fjalimet për fansat e tij,  e konsideroi "Biden" si një nga arsyet e dështimit të politikave amerikane dhe e quajti atë presidentin më të keq në historinë amerikane. Sipas Pars Today, Trump, në fjalimin e tij të fundit në Detroit, ka thënë se nuk ka nisur asnjë luftë gjatë presidencës së tij (2017-2021) dhe ai u zotua të marrë hapa për të rivendosur paqen, veçanërisht në Ukrainë, nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha: Dobësia dhe dështimi i Biden e ka vënë Amerikën në rrezik të madh. Trump, i cili do të jetë rivali i Bidenit në zgjedhjet amerikane të nëntorit, theksoi: Në Amerikë kemi shumë probleme dhe më e keqja është se mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore sepse kemi një president të paaftë që nuk duhet të ishte kurrë atje! Trump më parë kishte thënë se nëse do të mbetej në Shtëpinë e Bardhë, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë. Ai vazhdon të theksojë se nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë do t'i japë fund kësaj lufte brenda 24 orëve.

 

Tags