Erdogan: Do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore
(last modified Sun, 01 Sep 2024 17:54:09 GMT )
Shtator 01, 2024 19:54 Europe/Tirane
  • Erdogan: Do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia po zhvillon sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Çeliktë”, duke synuar të integrojë sistemet e mbrojtjes, sensorë dhe armë si dhe vazhdimin e mëtejmë të avancimit të dronëve pa pilot.

“Turqia do të zhvillojë sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore. I gjithë projekti Kupola e Çeliktë do të ketë të gjithë komponentët. Nëse Izraeli ka Kupolën e Hekurt, ne do të kemi Kupolën e Çeliktë”, tha Erdogan.

Presidenti turk theksoi se Kupola e Çeliktë do të sigurojë që sistemet turke të mbrojtjes ajrore të jetë me shtresa të shumëfishta, ku të gjithë sensorët dhe armët turke të punojnë në integrim me njëra-tjetrën.

Ai gjithashtu foli për avancimin e mëtejmë të teknologjisë së dronëve pa pilot.

 

Tags