Arkitekti i sanksioneve ndaj Iranit: Fushata e sanksioneve të Uashingtonit kundër Teheranit është bërë e paefektshme
(last modified Sat, 07 Sep 2024 07:24:55 GMT )
Shtator 07, 2024 09:24 Europe/Tirane
  • Arkitekti i sanksioneve ndaj Iranit: Fushata e sanksioneve të Uashingtonit kundër Teheranit është bërë e paefektshme

Pars Today - Richard Nephew, i cili njihet si arkitekti i rrjetit të sanksioneve amerikane kundër Iranit, pranoi se fushata e sanksioneve të Uashingtonit kundër Teheranit është bërë e paefektshme.

"Richard Nephew", arkitekti i sanksioneve kundër Iranit në administratën e "Barack Obama" dhe anëtar i grupit të mendimit të Uashingtonit për politikat e Lindjes së Afërt, në një artikull deklaroi: Sot, për shkak të ngjarjeve të reja strategjike dhe sfidave që ndihen më shumë se kurrë për zbatimin e sanksioneve ndaj Iranit, është bërë e vështirë rinovimi i sanksioneve ndërkombëtare ndaj Republikës Islamike të Iranit ashtu si në vitet e kaluara. Në këtë shënim të publikuar në faqen e institutit të Uashingtonit, “Nepheë” theksoi se tani pjesa vërtet problematike është zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit. Sanksionet nuk zbatohen automatikisht. Në këtë shënim, duke iu referuar dështimit të përpjekjeve amerikane për të krijuar një konsensus kundër Iranit, Nepheë deklaroi se, ndryshe nga imagjinata e disave, "dizajnimi, monitorimi dhe zbatimi" i sanksioneve është një detyrë shumë e vështirë dhe kërkon energji të madhe. Ky ish-zyrtar amerikan e krahasoi këtë situatë me një rosë që noton e qetë mbi ujë, por që përpiqet të ecë nën ujë. Ai për vështirësitë e zbatimit të sanksioneve shkruan: Sanksionet në teori mund të duken se janë vetë-ekzekutuese, por në realitet ato nuk janë. Për shembull, Irani refuzon të respektojë ndalimin e importit të pjesëve të raketave të tij dhe kompanitë e transportit detar dhe bankat nuk e bëjnë këtë gjë automatikisht. Sipas “Richard Nephew”, përpara marrëveshjes JCPOA dhe në vitin 2006, për shkak të komplikimeve të tilla, Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar qeveritë, bankat dhe ofruesit e shërbimeve për pasojat e moszbatimit të sanksioneve. Sipas artikullit të tij, Shtetet e Bashkuara më në fund u dhanë kuptim këtyre kërcënimeve duke krijuar një strukturë të quajtur “sanksione dytësore”, duke deklaruar se kushdo që angazhohet në transaksione me palët e sanksionuara të Iranit do të përjashtohet nga sistemi financiar amerikan. Ai shkroi: "Siç e bën të qartë ky artikull, struktura  e sanksioneve ndaj Iranit që përfundoi me marrëveshjen JCPOA ishte e gjerë dhe e vështirë për t'u projektuar, por do të jetë shumë e vështirë për ta bërë atë përsëri, veçanërisht tani që Republika Islamike e Iranit dhe armiqtë e tjerë të Amerikës janë më të vetëdijshëm për rreziqet dhe dobësitë e tyre. “Nephew” vazhdoi duke shkruar se “aktualisht, iranianët po mbrojnë veten dhe pasuritë e tyre në mënyrë më efektive” dhe tha se “në një farë mase, qasja e presionit maksimal të Trump e konfirmon këtë çështje”.  Kjo politikë pati efekte të rëndësishme ekonomike mbi Iranin, por nuk çoi në një marrëveshje të re bërthamore kur Trump u largua nga detyra.

Tags