Erdogan: Sulmet në Liban tregojnë planin izraelit për të zgjeruar luftën në të gjithë rajonin
(last modified Sat, 21 Sep 2024 18:13:51 GMT )
Shtator 21, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Erdogan: Sulmet në Liban tregojnë planin izraelit për të zgjeruar luftën në të gjithë rajonin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar ashpër valën e fundit të sulmeve vdekjeprurëse në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit, duke deklaruar se këto sulme kanë vërtetuar shqetësimet e Ankarasë për ambiciet e Izraelit për të shtrirë konfliktin në të gjithë Azinë Perëndimore.

Duke folur për mediat në Stamboll të shtunën përpara nisjes së tij për në Nju Jork, ku do të mbajë fjalim në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Erdogan tha se Izraeli po kryen sulme si një grup terrorist.

"Me këtë sulm, Izraeli tregoi se nuk ka ndjeshmëri civile, ai mund të përdorë çdo mjet për të arritur ambiciet e tij të urrejtjes," shtoi ai.

Ky sulm tregon gjithashtu se Izraeli me mbështetjen e disa vendeve perëndimore po i shtrin sulmet e tij në të gjithë Libanin dhe rajonin, vuri në dukje Erdogan duke shtuar se rajoni tani po përballet me një krizë të madhe e të pashpjegueshme.

“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një fatkeqësi të madhe, presioni ndaj Izraelit duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht shteteve perëndimore, që të dënojnë veprimet e urryera të Izraelit dhe të ndërmarrin hapa parandalues.

 

Tags