Zelenski: Përfundimi i luftës në Ukrainë varet nga vendosmëria e aleatëve
(last modified Sun, 22 Sep 2024 07:11:00 GMT )
Shtator 22, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Zelenski: Përfundimi i luftës në Ukrainë varet nga vendosmëria e aleatëve

Presidenti i Ukrainës thotë se fundi i luftës së Ukrainës varet nga "vendosmëria" e aleatëve perëndimorë të Kievit për të siguruar armët e nevojshme dhe për ta lejuar përdorimin e tyre.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjithashtu falënderoi ushtrinë e vendit për sulmin e ri në ndaj një depoje armatimesh në Rusi. Ai këtë fjalim e mbajti gjatë natës dhe nuk specifikoi vendndodhjen e tij, raporton agjencia ISNA e lajmeve. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ai gjithashtu udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork e konsideroi si të rëndësishëm për Ukrainën për të ngritur kështu aftësitë e mbrojtjes që i nevojiten. Presidenti i Ukrainës pretendoi: Nëse do të mund ta drejtonim të gjithë vëmendjen në mbrojtjen e vendit tonë, nëse do të kishte mjaft raketa dhe leje që mund të siguronin aleatët për këtë qëllim, gjendja e përgjithshme e luftës do të ishte më e mirë. Në përgjigje të pyetjen se kur do të përfundojë lufta, ai tha se kjo varet vërtet nga vendosmëria e aleatëve tanë. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka folur për planin sekret të njohur si “Plani i Fitores” i Ukrainës në luftë dhe pretendon se me zbatimin e këtij plani në Ukrainë do të vendoset paqja. Detajet e "planit të fitores" të Zelensky nuk janë publikuar ende. Pothuajse çdo ditë, Zelensky ushtron presion mbi aleatët perëndimorë të Ukrainës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për të marrë furnizime me armë dhe pajisjet e nevojshme. Presidenti i Ukrainës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork është planifikuar të takohet me Presidentin Joe Biden dhe zëvendës presidenten Kamela Harris. Zelensky shpreson të takohet edhe me Donald Trump, kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Tags