Maduro: Atë që Hitleri nuk guxoi ta bënte, Netanyahu po e bën me mbështetjen e Amerikës dhe Evropës
(last modified Tue, 15 Oct 2024 06:21:20 GMT )
Tetor 15, 2024 08:21 Europe/Tirane
  • Maduro: Atë që Hitleri nuk guxoi ta bënte, Netanyahu po e bën me mbështetjen e Amerikës dhe Evropës

Parstoday- Maduro ka deklaruar se ajo që po bën regjimi sionist dhe fuqitë perëndimore që e mbështesin atë, është më e keqe se krimet e Gjermanisë naziste dhe Hitlerit.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro edhe një herë dënoi ashpër krimet e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe Libanin dhe theksoi se kryeministri i këtij regjimi, Benjamin Netanyahu, është një  përbindësh i krijuar nga imperializmi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Sipas Parstoday dhe duke cituar nga Mehr, ai tha: Atë që Hitleri nuk guxoi ta bënte, ky përbindësh (Netanyahu) po e bën tani. Përbindëshi që është krijimi i imperializmit të SHBA dhe BE. Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës të dielën në një deklaratë tha se vendi ka dërguar 14 tonë ndihma humanitare për libanezët që u strehuan në Siri për shkak të sulmeve të regjimit sionist. Sipas kësaj deklarate, ndihma është siguruar nga populli i Venezuelës dhe është dërguar në Siri me avion nga Aeroporti Ndërkombëtar Simon Bolivar. Javën e kaluar, në të njëjtën kohë me përvjetorin e operacionit “Stuhia Al-Aksa”, Nicolas Maduro njoftoi se “ajo që po ndodh sot në Lindjen e Mesme nuk është një konflikt, por një projekt kolonial nga Amerika, Britania dhe Evropa, qëllimi  i së cilëss është të dominojmë këtë rajon”. Duke vrarë Nasrallah dhe Haniyeh, Izraeli u përpoq të parandalonte armëpushimin që do të vendosej. Ai shtoi: “Netanyahu bombardoi spitalet, shkollat, xhamitë dhe kampet e refugjatëve në Gaza.  A është kjo luftë? Ky është gjenocid”. Maduro iu referua edhe përvjetorit të “stuhisë Al-Aksa” dhe luftës që regjimi sionist nisi kundër Gazës, duke theksuar se kjo është “lufta më brutale e gjenocidit”.  Ai shtoi: “27,000 fëmijë dhe më shumë se 10,000 gra janë vrarë (martirizuar), përveç kësaj, 80% e shtëpive janë shkatërruar nga bombat e Netanyahut në Gaza. Në deklaratat e tij të mëparshme, Maduro deklaroi se ajo që po bën regjimi sionist dhe fuqitë e tij perëndimore është më e keqe se krimet e Gjermanisë naziste dhe Hitlerit, dhe vuri në dukje se ata tani po lëvizin drejt Libanit, ndërsa tashmë kanë shkatërruar Libinë dhe Irakun. Sipas tij, ajo që po ndodh është “një luftë kundër kombeve arabe”.

 

Tags