Amerika ushqehet me krijimin e krizave/ një vështrim mbi përfitimin e kompanive amerikane të armëve nga luftërat e fundit
(last modified 2024-10-21T17:03:23+00:00 )
Tetor 21, 2024 19:03 Europe/Tirane
  • Amerika ushqehet me krijimin e krizave/ një vështrim mbi përfitimin e kompanive amerikane të armëve nga luftërat e fundit
    Amerika ushqehet me krijimin e krizave/ një vështrim mbi përfitimin e kompanive amerikane të armëve nga luftërat e fundit

ParsToday - Kriza e Ukrainës dhe lufta e regjimit izraelit në rajonin e Azisë Perëndimore kanë krijuar rrethana që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sigurojnë fitimet më të larta për vete.

Një analizë mbi procesin historik të manifestimit të fuqisë së Amerikës tregon se fuqia e këtij shteti ka qenë në shërbim të krizave të botës. Sipas ParsToday, në rrethanat aktuale ku ne jemi duke parë një luftë të plotë të regjimit pushtues sionist në rajonin e Azisë Perëndimore, ne nuk duhet të presim që SHBA të menaxhojnë luftën dhe të bindë sionistët për vendosjen e armëpushimit.

Deklaratat e shumta provokuese të amerikanëve gjatë luftës kundër Rripit të Gazës për të mbështetur makinën e luftës së regjimit pushtues sionist tregojnë qartë dëshirën e amerikanëve për të vazhduar pasigurinë dhe luftën dhe terrorin në rajonin e Azisë Perëndimore. Kështu që prapa skenave të tragjedive dhe krizës humanitare në Palestinë dhe Liban qëndrojnë investitorë që bëjnë fitime të mëdha dhe të pashembullta nga kompanitë e armëve amerikane.

Në këtë drejtim, Qendra e Studimeve "Responsible Statecraft" në një raport tha: "Kompanitë e armëve të Amerikës po sigurojnë fitime të mëdha si rezultat i katastrofës që regjimi sionist ka shkaktuar në Liban dhe Gaza".

Në raportin e qendrës "Responsible Statecraft" thuhet: "Kompania "Lockheed Martin", kompania më e madhe e armëve në botë që prodhon avionë luftarakë F-35 të cilët i përdor Izraeli për të bombarduar njerëzit e pafajshëm në Rripin e Gazës dhe Liban, ka rritur përfitimet mbi 54% gjatë një viti që konsiderohet një rritje e konsiderueshme".

Foto në të djathtë, kompania amerikane "Lockheed Martin", kompania më e madhe e armëve në botë

 

Sipas raportit, aksionet e kompanisë "Raytheon" gjithashtu arritën një kthim të madh për investitorët dhe kishin një performancë më të mirë prej rreth 46 % sesa aksionet më të forta të tregut.

Kompania "Ritheon", pas "Lockheed Martin", është kompania e dytë më e madhe në botë e armëve që specializohet në ndërtimin e bombave të mëdha. Bombat që Izraeli përdori në zona të ndaluara me një popullsi të lartë civilësh, përfshirë në Rripin e Gazës dhe Liban, kanë çuar në vrasjen e shumë civilëve të pafajshëm, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Kompania amerikane e "General Dynamics", e cila prodhon bomba kundër bunkerave, dhe Izraeli i përdori ato për të vrarë dëshmorin Sejed Hasan Nasrallah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbollahut, kishte përfitime gjithsej rreth 37 % për investitorët.

Në kohën kur fitimi nga lufta mund të jetë i turpshëm për disa, mirëpo analistët në banka të mëdha investimesh u kishin bërë thirrje më parë drejtuesve të korporatave të investonin në luftërat e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban.

Një vit pas fillimit të luftës së Izraelit kundër Rripit të Gazës dhe tani në Liban, filozofia e qëndrimeve të analistëve u bë e qartë. Në këtë drejtim, luftërat e Izraelit po vazhdojnë me garantimin e Shtëpisë së Bardhë dhe gjithashtu duke i dhënë armë dhe para Izraelit, gjë që është në kontradiktë me kërkesën për armëpushim hipokrit të Amerikës.

 

Tags