Proceset e zhvillimeve globale tregojnë interesimin e vendeve për bojkotimin dhe izolimin e Izraelit
(last modified 2024-10-21T18:18:11+00:00 )
Tetor 21, 2024 20:18 Europe/Tirane
  • Proceset e zhvillimeve globale tregojnë interesimin e vendeve për bojkotimin dhe izolimin e Izraelit
    Proceset e zhvillimeve globale tregojnë interesimin e vendeve për bojkotimin dhe izolimin e Izraelit

ParsToday - Regjimi sionist tani nuk është duke dëshmuar vetëm rritjen e paparë të sanksioneve kundër institucioneve të tij të lidhur, përfshirë universitetet dhe qendrat shkencore, por këto sanksione tani janë zgjeruar në nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe të armatimeve midis kompanive perëndimore dhe izraelite.

Organizata "Amnesty International" në një deklaratë, u bëri thirrje vendeve evropiane të vendosin embargo të armëve ndaj regjimit sionist. Amnesty International deklaroi: "Këto sanksione nuk duhet të përfshijnë vetëm embargo të armëve, por edhe disa nga mallrat e përdorura në zinxhirin e prodhimit të këtyre armëve gjithashtu duhet të sanksionohen".

Pas fillimit të luftës kundër Rripit të Gazës si rezultat i operacionit "Stuhia Al-Aksa" të 5 tetorit të vitit 2023, dhe krimeve të paprecedent të regjimit sionist kundër popullatës së shtypur palestineze të Rripit të Gazës, veçanërisht genocidit dhe përdorimit të armës së urisë dhe krizës humanitare në këtë rajon, iniciativa për bojkotin e këtij regjimi ka marrë dimensione të papara në të gjithë botën dhe shumë institucione dhe vende kërkojnë vendosjen e embargos së armëve ndaj Izraelit.

Kërkesë kjo e cila është injoruar nga SHBA si mbështetësi kryesor i Izraelit, si dhe nga disa shtete evropiane, veçanërisht Gjermania. Sigurisht, qytetarët e shumë vendeve evropiane kanë marrë qëndrim të fortë kundër regjimit pushtues sionist dhe duke mbajtur demonstrime dhe tubime protestuese, kanë bërë thirrje për përfundimin e agresionit të Izraelit kundër Rripit të Gazës dhe lehtësimit e kushteve për dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit e Gazës.

"Ajo që na duhet tani është vendosja e sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Izraelit", - tha Michael Fakhri, një reporter special i KB për të drejtat e ushqimit në mes të qershorit.

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtën e ushqimit ka theksuar domosdoshmërinë e vendosjes së sanksioneve ekonomike dhe politike kundër Izraelit për shkak të joefektivitetit të presionit politik dhe kërkesave të përsëritura pa përgjigje nga Tel Avivi për të ndaluar luftën në Rripin e Gaza dhe gjenocidin që po e kryen Izraeli me qëllim të shkatërrimit të popullit të shtypur të Gazës.

Duhet theksuar se regjimi sionist jo vetëm që po përjeton një rritje të paprecedentë të sanksioneve ndaj institucioneve të lidhura me të, përfshirë universitetet dhe qendrat shkencore, por tashmë këto sanksione janë zgjeruar edhe në nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe të armatimeve ndërmjet kompanive perëndimore dhe izraelite.

Në këtë kontekst, edhe disa vende evropiane kanë rishqyrtuar bashkëpunimin me kompanitë izraelite të armëve.

Sipas dy burimeve të informuara, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Franca i ka ndaluar kompanitë izraelite të marrin pjesë në ekspozitën e armëve detare të vendit.

Megjithatë, disa nga aleatët evropianë të Izraelit, veçanërisht Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë vazhduar të mbështesin regjimin sionist dhe vazhdojnë të dërgojnë pajisje ushtarake për këtë regjim, madje kanë mbrojtur krimet e Izraelit gjatë luftës në Rripin e Gazës, veçanërisht vrasjen e civilëve.

Në këtë kontekst, fjalimi i ministres së jashtme gjermane, Analena Baerbock, në mbledhjen e Parlamentit Federal të Gjermanisë më 10 tetor, me rastin e përvjetorit të parë të sulmit izraelit kundër Rripit e Gazës, i cili filloi më 7 tetor 2023, pati reagime të shumta.

Në këtë takim, ministrja e jashtme gjermane pretendoi se Hamasi fshihej në mesin e popullatës civile dhe nëpër shkolla dhe tha: "Natyrisht, vetëmbrojtje do të thotë të eliminosh terroristët, jo vetëm t'i sulmosh ata".

Më 15 tetor, Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për çështjet e Palestinës, dënoi deklaratat e Baerbok në mbrojtje të bombardimeve të Izraelit ndaj kampeve të refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi për pasojat ligjore të mbështetjes së një vendi që kryen krime ndërkombëtare.

Gjithashtu, ndërsa më shumë se 100 sindikata të punëtorëve myslimane në Britani i dërguan një letër kryeministrit të këtij vendi, Keir Starmer, ku i kërkonin që të ndalonte shitjen e armëve ushtarake regjimit sionist plotësisht dhe menjëherë, por qeveria e Londrës ende thekson në mbështetjen e Izraelit me armë.

Megjithatë, procesi i zhvillimeve globale është përkundër kësaj çështje dhe shkon drejt rritjes së embargove ndaj Izraelit.

Sipas "Wall Street Journal", që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës pas operacionit "Stuhia Al-Aksa" më 7 tetor të vitit të kaluar, arena e lëvizjes në mbështetje të bojkotit të këtij regjimi ka pësuar një ndryshim të madh. Si rezultat i këtij operacioni dhe luftës së Gazës, disa nga synimet afatgjata të lëvizjes së bojkotit izraelit dhe organizatave pro-palestineze janë arritur.

Lëvizja "Bojkotimi, Mosinvestim dhe Sanksionet ndaj Izraelit" (BDS) është një fushatë ndërkombëtare për të ushtruar presion mbi regjimin pushtues sionist për shkak të pushtimit të tokave palestineze dhe ndërtimin e kolonive sioniste në këto toka. Kjo lëvizje, e cila u themelua në vitin 2005 me mbështetjen e 171 palestinezëve, deri më tani ka arritur të fitojë shumë ndjekës në mbarë botën, përfshirë në Evropë dhe Amerikë. Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, ka thënë për këtë lëvizje se qëllimi i projektuesve të saj është "të shkatërrojnë Izraelin".

Tani, një vit pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës, me zgjerimin e bojkotit ndaj Izraelit në fusha të ndryshme, madje edhe në vendet perëndimore, duke përfshirë Evropën, Amerikën dhe Kanadanë, mund të thuhet se makthi i liderëve sionistë është realizuar në këtë kontekst të intensifikimit të izolimit të regjimit sionist.

 

Tags