Letër nga zyrtarët e lartë të OKB-së drejtuar Netanyahut për reduktimin e vuajtjeve të banorëve të Gazës
(last modified Tue, 22 Oct 2024 09:32:05 GMT )
Tetor 22, 2024 11:32 Europe/Tirane
  • Letër nga zyrtarët e lartë të OKB-së drejtuar Netanyahut për reduktimin e vuajtjeve të banorëve të Gazës

Krerët e Programit Botëror të Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (WFP/shqip: PBU) dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në një letër drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu bënë thirrje për "reduktimin e vuajtjeve të civilëve të panumërt" në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor dhe në Liban.

Sipas raportit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga Reuters, Catherine Russell, drejtuese e UNICEF-it dhe Cindy McCain, drejtuese e Programit Botëror të Ushqimit, në letrën e tyre të datës 11 tetor drejtuar Netanyahut, kanë shkruar: "Veprimi humanitar efektiv dhe kuptimplotë është i mundur me vullnetin dhe angazhimin tuaj politik”.

Sipas të dhënave të OKB-së, flukset e ndihmave për Gazën kanë arritur në nivelin më të ulët të vitit.

Përveç kësaj, një monitor global i urisë ka paralajmëruar për një krizë urie të afërt dhe se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Izraelin për refuzimin e dhjetëra përpjekjeve për dërgimin e ndihmave në veri gjatë këtij muaji.

Amerika njoftoi javën e kaluar se po heton sjelljen e Izraelit në veri të Gazës, në mënyrë që regjimi të mos përdorë "politikën e uritjes".

Në këtë letër që i drejtohet Netanyahut thuhet: "Si kryeministër (që jeni), ne kërkojmë mbështetjen tuaj për të siguruar që qeveria e Izraelit të respektojë angazhimet e saj për të miratuar operacionet efektive të ndihmës emergjente dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e stafit të OKB-së dhe të civilëve."

Komisioneri i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi të hënën se regjimi sionist vazhdon të parandalojë mbërritjen e ndihmave humanitare në veri të Rripin të Gazës.

Philippe Lazzarini paralajmëroi se ndërsa spitalet ishin të dëmtuara dhe pa energji elektrike, të plagosurit mbetën pa mbikëqyrje shëndetësore.

Më tej, ai vazhdoi: "Strehimoret e mbetura të UNRWA-s janë aq të mbushura me njerëz saqë disa prej refugjatëve tani janë të detyruar të jetojnë nëpër tualete".

 

Tags