3 hipotezat e mundshme për pjesëmarrjen e Turki Fejsal në takimin e grupit terrorist MEK
(last modified Wed, 13 Jul 2016 09:10:42 GMT )
Korrik 13, 2016 11:10 Europe/Tirane
  • 3 hipotezat e mundshme për pjesëmarrjen e Turki Fejsal në takimin e grupit terrorist MEK

Pjesëmarrja e Turki Fejsal, ish-shefi i organizatës së inteligjencës së Arabisë Saudite në takimin e grupit terrorist Monafekin (MEK) në Paris, krijon këtë pyetje se në rrethanat e ndjeshme rajonale çfarë qëllime ndjek Arabia Saudite me armiqësinë e saj kundër Republikës Islamike të Iranit?

Faqja informative "Panorama Shark-Awsat" shkruan se pyetja që shtrohet rreth pjesëmarrjes së Turki Fejsal, ish-shefi i organizatës së inteligjencës së Arabisë Saudite në takimin e grupit terrorist Monafekin (MEK) në Paris, është kjo që Arabia Saudite aktualisht çfarë nevoje ka për të investuar në kartën e djegur të grupit terrorist Monafekin (MEK)? Sipas kësaj faqe informative, ky veprim i Arabisë Saudite bëhet për të krijuar destabilitet në Iran dhe atë në rrethana në të cilat rajoni i Lindjes së Mesme është në një situatë tepër të ndjeshme dhe po përballet me zhvillime gjeopolitike të reja. Në lidhje me këtë, duhet të merret parasysh fakti se ky takim është zhvilluar në kohën kur Arabia Saudite ka dështuar në realizimin e qëllimeve të zotërinjve të saj amerikanë dhe izraelit në Siri, Irak, Liban si dhe në Jemen.

ISIS është drejt shkatërrimit

Kjo pyetje gjithashtu shtrohet në kohën kur aktualisht grupi terrorist ISIS është duke u shkatërruar dhe po ndjek një strategji të fshehur kundër mbështetësve të tij perëndimorë dhe rajonal deri në atë masë saqë është shndërruar në një kërcënim për të gjithë, ndërkohë që Amerika po bënë përpjekje të arrijë në një koordinim të ri ushtarak. Në përgjigje të kësaj pyetje duhet thënë se pjesëmarrja Turki Fejsal në takimin e grupit terrorist Monafekin që ishte një veprim larg mendjes dhe logjikës dhe jashtë kornizës së zhvillimeve të Lindjes së Mesme dhe të Botës, mund të shqyrtohet në bazë të tre hipotezave.

Njeriu i misioneve sekrete të Arabisë Saudite përkrah grupit terrorist Monafekin (MEK)

Sëpari, qëllimi i pjesëmarrjes së njeriut të misioneve sekrete të Arabisë Saudite dhe mbështetësit të grupit Taleban dhe Al Kaida në Afganistan dhe koordinuesit të marrëdhënieve strategjike të ngrohta me regjimin kriminel sionist, në takimin e grupin terrorist Monafekin (MEK) është krijimi i një lloj mjegulle propagandistike dhe mediale për luftë psikologjike në mënyrë që të imponohet për opinionin publik se Arabia Saudite nuk ka dështuar dhe ende nuk janë djegur të kartat e saj kundër Iranit, por ende është e fortë dhe kësaj radhe ka mundësi që duke mbështetur kundërshtarët e Teheranit, në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë ta godasë Republikën Islamike të Iranit duke bërë përpjekje për rrëzimin e sistemit shtetëror të këtij vendi. Kjo kuptohet më së miri nga motoja e takimit të grupit terrorist Monafekin (MEK) në Paris për "përmbysje në Teheran". Kjo hipotezë nëse është e drejtë, tregon këtë se sistemi në krizë i Arabisë Saudite i cili po përballet edhe me terrorizmin, ka hyrë në një kthesë të rrezikshme. Kjo është për arsye se lufta nëntokësore mes princave sauditë për pushtet është shtuar në masë të madhe, pakënaqësia e qytetarëve ndaj politikave despotike të regjimit Al Saud dhe pakënaqësitë për shkak të varfërisë dhe humbjes së pasurive të vendit janë shtuar në masë shumë të madhe. Në këso rrethana regjimi Al Saud nuk gjeti zgjidhje tjetër, përveç që të përqendrohet në opsionin e përballjes së hapur me Teheranin për të larguar vëmendjen e opinionit nga situata e brendshme në atë të jashtme.

Aleanca e Arabisë Saudite me Izraelin kundër Teheranit

Hipoteza e dytë është kjo që Arabia Saudite në aleancë me regjimin sionist po bënë përpjekje për të prishur çështje të ndryshme të rajonit dhe për të penguar zbatimin e vendimit të BE për normalizimin e marrëdhënieve me Teheranin, sidomos kur merret parasysh fakti se presidenti amerikan Barak Obama në raste të ndryshme ka deklaruar se çfarëdo lloj vendimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Iranin është një vendim strategjik dhe Arabia Saudite duhet të përqendrohet në zbatimin e reformave të brendshme. Kjo qasje është një mesazh paralajmërues për regjimin Al Saud në lidhje me krijimin e pasigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme nëpërmjet provokimit të Iranit, për arsye se këto veprime mund të shkaktojnë pasoja katastrofale sepse sipas Obamas, Arabia Saudite duhet ta reformojë sistemin e saj shtetëror nga brenda dhe të mos flasë për kërcënimet e mundshme nga Irani , ndërkohë që në realitet nuk ekziston një kërcënim i tillë. Ajo që forcon edhe më tepër këtë mundësi është fakti se qëndrimet e ashpra të Arabisë Saudite kundër Iranit janë marrë para vizitës së Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, në disa vende të Gjirit Persik që kishte qëllim krijimin e rrethanave për përgatitjen e një takimi në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik për të për përpiluar strategjinë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Iranin.

Përpjekjet saudite për të penguar normalizimin e marrëdhënieve me Iranin

Arabia Saudite synon të dërgojë këtë mesazh se me qëndrime të ashpra kundër Iranit po bënë përpjekje të pengojë çfarëdo lloj iniciative që merret për normalizimin e marrëdhënieve me Iranin me këtë arsye se në marrëveshjen bërthamore me Iranin nuk është përmendur fare çështja e plotësimit të vakumit të krijuar në fushën e sigurisë me largimin e Amerikës nga rajoni, prandaj normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Iranin do të thotë se Republika Islamike e Iranit në disa vitet e ardhshme do të shndërrohet në një superfuqi rajonale dhe si rezultat do të ushtrojë ndikimin e vet pa kurrfarë pengese në të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, mbreti saudit Selman bin Abdulaziz në muajin maj nuk ka pranuar të pranojë në një takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Riad dhe me këtë veprim tregoi irritimin e vet për qasjes së re të perëndimit ndaj Teheranit. Kjo është në kohën kur një veprim i tillë është ishte i palogjikshme, larg diplomacisë dhe nuk do të jetë në favor të Arabisë Saudite, ndërsa nëse Riadi do të insistojë në vazhdimin e politikës në mbështetje të terrorizmit, padyshim se Arabia Saudite do të pësojë më shumë dëm. Hipoteza e tretë e cila është shumë më e rrezikshme dhe tregon rrënjët e të menduarit sionist dhe amerikan, është kjo që Arabia Saudite fal presionit të regjimit sionist, ka marrë dritën e gjelbër nga neokonservatorët amerikanë dhe po bënë përpjekje të përgatitet për atë kohë. Kjo hipotezë përveç ndikimit në nivel rajonal, ushtron ndikim edhe në nivelin ndërkombëtar për disa arsye:

E para: neokonservatorët amerikanë Rusinë e konsiderojnë një armik i cili nuk mund të pranohet si partner në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare dhe për realizimin në praktikë të ëndrrës "Izraeli i madh" kanë pikëpamje të qartë të bazuar në ndarjen e rajonit të Lindjes së Mesme.

E dyta: neokonservatorët amerikanë insistojnë që Evropa të mbetet nën ombrellën e sigurisë e cila është shtrirë pas Luftës së Dytë Botërore, prandaj interesimin e Gjermanisë, Francës dhe të disa vendeve të tjera evropiane që nuk e konsiderojnë Rusinë si armik dhe mendojnë se për garantimin e sigurisë së Evropës dhe për zhvillimin ekonomik duhet patur bashkëpunimeve edhe me Rusinë, e konsiderojnë një lloj rebelimi përballë politikës hegjemoniste të Amerikës dhe prirje drejt pavarësisë.

Roli destruktiv i Egjiptit dhe Turqisë nën presionin e Arabisë Saudite dhe Izraelit

Në këto rrethana nga Arabia dhe Izraeli por edhe nga Egjipti pritet që të fillojnë një rol destruktiv të ri për ta penguar qasjen e Evropës ndaj Iranit dhe përpjekjet për t'i kthyer mosmarrëveshjet në zero, natyrisht se nuk është largët që edhe Turqia nën presionin e Arabisë Saudite dhe të Izraelit të pajtohet me Egjiptin dhe t'i bashkohet këtij koalicioni kundër Iranit. Në kuadër të këtij plani komplotist të Arabisë Saudite dhe regjimit sionist gjithashtu mund të analizohen edhe deklaratat e Ban Ki Moon, sekretarit të përgjithshëm të OKB, në lidhje me raketat balistike të Iranit i cili ka thënë se testimet raketore të Iranit konsiderohen shkelje të rezolutave të KS të OKB. Qëllimi i të gjitha këtyre veprimeve është ushtrimi i presionit politik mbi Iranin.

Mbështetja e grupit terrorist Monafekin (MEK), rrugëzgjidhje e vjetruar

Sidoqoftë shfrytëzimi i grupit terrorist Monafekin (MEK) i cili më parë ishte shfrytëzuar edhe nga Sadam Huseini, nuk ka rëndësi të madhe dhe nuk ushtron ndikim brenda Iranit, për arsye se ky grup terrorist ka humbur forcën e tij në Iran dhe urrehet në masë shumë të madhe nga populli iranian, prandaj nuk ka forcën për të prishur ekuacionet politike në këtë vend, për arsye se në Iran nuk ka asnjë qendër që do ta pranojë këtë grup terrorist.

Mbështetja përqeshëse e Arabisë Saudite ndaj Marjam Raxhavi

Nga ana tjetër, thirrja e Arabisë Saudite për të siguruar mbështetjen politike ndaj Marjam Raxhavi për ta rrëzuar sistemin shtetëror të Iranit, ka krijuar përqeshje dhe tallje të mëdha, për arsye se Arabia Saudite mbështet Marjam Raxhavi në kohën kur në këtë vend femrat nuk kanë të drejtë as të ngasin makinën.

Me rëndësi është që Arabia Saudite duhet të ketë parasysh se durimi i Iranit dhe më nuk mund të heshtë përballë veprimeve ndërhyrëse, prandaj nëse regjimi Al Saud nuk heq dorë nga kjo politikë armiqësore, Teherani e di shumë mirë sa çfarë duhet të bëjë për ta ulur Riadin në vendin e tij. Irani, edhe pse ende nuk ka reaguar, mirëpo sidoqoftë nuk ka kurrfarë dyshimi se krerët e vehabizmit po kalojnë ditët e tyre të fundit në Gadishullin Arabik dhe fundi i tyre është i afërte.

Tags