Vazhdojnë arrestimet e kundërshtarëve të qeverisë në Turqi
(last modified Sat, 23 Jul 2016 14:48:49 GMT )
Korrik 23, 2016 16:48 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë arrestimet e kundërshtarëve të qeverisë në Turqi

Janë arrestuar edhe disa kundërshtarë tjerë të qeverisë së Turqisë në qytete të ndryshme të këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, policia turke ka njoftuar se në operacionet e forcave ushtarake në qytete të ndryshme, 28 persona janë arrestuar që dyshohen për lidhje me lëvizjen Gulen. Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, paralajmëroi se disa njerëz mund të përpiqen të organizojnë një tjetër grushtshtet në këtë vend. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zgjatur periudhën e paraburgimit të të dyshuarve deri në 30 ditë, vendim ky i marrë pas valës së arrestimeve të funksionarëve shtetërorë, të akuzuar për grushtin e shtetit të fundjavës së kaluar. Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate zyrtare për shtyp, ku thuhet se qeveria turke ka urdhëruar gjithashtu mbylljen e mbi 1 mijë shkollave private dhe mbi 1.200 shoqatave. Erdogan ka deklaruar se, gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në vend do t’u lejojë autoriteteve të rivendosin rendin dhe të sheshojnë pasojat e grushtit të dështuar të shtetit në mënyrë efikase.

Tags