Turmp do të ndalojë futjen e emigrantëve sirianë në Amerikë
(last modified Mon, 25 Jul 2016 07:14:13 GMT )
Korrik 25, 2016 09:14 Europe/Tirane
  • Turmp do të ndalojë futjen e emigrantëve sirianë në Amerikë

Kandidati polemik për president nga radhët e republikanëve Donald Trump ka thënë se në rast se hyn në Shtëpinë e Bardhë do të ndalojë futjen e emigrantëve sirianë në Amerikë.

Sipas tij Hillary Clinton synon të shtojë futjen e emigrantëve të huaj në Amerikë 500 herë më shumë sesa është numri aktual që ka bërë të mundur Barack Obama presidenti i SHBA-ve. Ndërkohë gjysmë vëllai i Presidentit të SHBA Barack Obama, Malik ka deklaruar se tashmë është një republikan dhe në zgjedhjet e ardhshme për President do të votojë për Donald Trump.Në një intervistë për NY Post nga Kenia, ai tha se i pëlqente Trump, “pasi ai flet nga zmera”. “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe” është një slogan i madh, u shpreh ai, duke nënvizuar se donte që të përbushej ky mision. “Tashmë ndihem Republikan” është shprehur gjysmë vëlllai i Obamës. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Trump, i cili në një postim në Tëitter konfirmoi atë që tha Malik, por në të njëjtën kohë  u shpreh edhe i hapitur. “Uou, vëllai i Presidentit Obama, Malik njoftoi se do të votojë për mua. Ndoshta u trajtua keq nga Presidenti, si gjithë të tjerët”. është shprehur Trump në Tëitter

Tags