Fushata në Stamboll për futjen e dënimit me vdekje
Korrik 25, 2016 17:08 Europe/Tirane
Në disa pika të qytetit Stamboll në Turqi, është nënshkruar peticioni për kthimin e dënimit me vdekje për ata që tentuan grushtin e shtetit në këtë vend.
Turqia javën e kaluar është përballur me një tentim grusht shteti kundër qeverisë së Rexhep Taip Erdogan, por që nuk u realizua në praktikë. Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë pas këtij grusht shteti të dështuar, ka kërkuar miratimin e ligjit për dënimin me vdekje. Dënimi me vdekje është hequr në Turqi në vitin 2004.