Rusia ka lider më të mirë se Amerika
(last modified Thu, 08 Sep 2016 16:00:42 GMT )
Shtator 08, 2016 18:00 Europe/Tirane
  • Rusia ka lider më të mirë se Amerika

Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka deklaruar se Vladimir Putin është treguar një lider më i fortë se Presidenti amerikan Barak Obama pavarërisht sistemeve të ndryshme presidenciale mes dy vendeve.

Gjatë një interviste mediatike, ai tha se do të mbajë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë dhe Putin nëse do të zgjidhet president i vendit. Miliarderi nga Nju Jorku ka shmangur kritikat për rivalen Klinton, duke u fokusuar edhe në çështje të tjera si siguria apo edhe përdhunimet në ushtrinë amerikane.Vladimir Putin ka qenë një president më i mirë se Barak Obama. Kështu ka deklaruar kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Trump është kritikuar ashpër për komentet e tij se Putin është një lider i fortë, veçanërisht pas akuzave të SHBA se Moska fshihet pas hakerimeve të demokratëve, edhe pse kremlini i ka mohuar sistematikisht pretendimet amerikane. “Unë mendoj se do të kem një marrëdhenie shumë shumë të mirë me Putin dhe mendoj se gjithashtu do të kem një marrëdhenie po kaq të mirë me Rusinë. Ky burrë ka një kontroll të fortë mbi vendin e tij.  Është një sistem krejtësisht i ndryshëm dhe nuk do të ndalem tek kjo, por sigurisht që nën këtë sistem, ai ka qenë një lider shumë më i mirë se presidenti ynë “-deklaroi Trump.

 

Tags