Pezullohen 11,000 mësues në Turqi
Shtator 08, 2016 21:47 Europe/Tirane
Më shumë se 11,000 mësues në Turqi janë suspenduar nën dyshimin për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një javë para fillimit të vitit shkollor.
Kryeministri turk Binali Yildirim ka deklaruar që rreth 14,000 mësues kanë qenë të lidhur me aktivitete terroriste. Turqia, së bashku me shtetet perëndimore, e cilëson PKK si grup terrorist. Përveç këtyre edhe dhjetëra mijëra punonjës të shkollave dhe mësues privat janë suspenduar pas dështimit të grusht shtetit në korrik.