Erdogan përkrahë Ukrainën kundër Rusisë
(last modified Wed, 21 Sep 2016 13:36:07 GMT )
Shtator 21, 2016 15:36 Europe/Tirane
  • Erdogan përkrahë Ukrainën kundër Rusisë

Ukraina ka njoftuar se presidenti i Turqisë ka premtuar se do të përkrahë qëndrimet e Kievit përball Moskës në lidhje me çështjen e aneksimit të Krimesë në territorin e Rusisë.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se zyra informative e presidentit të Ukrainës të mërkurën njoftoi se Petro Poroshenko dhe Rexhep Taip Erdogan kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB në Nju Jork dhe shtoi: "Poroshenko dhe Erdogan në këtë takim kanë diskutuar çështje të ndryshme rajonale dhe bashkëpunimet bilaterale mes dy vendeve. Sipas këtij burimi, Erdogan në këtë takim ka theksuar se Turqia përsëri thekson në ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë këtë politikë edhe në të ardhme. Ky burim gjithashtu citon Erdoganit të ketë thënë se rifillimi i negociatave për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-Turqi, nuk ndikon mbi qëndrimet e Ankarasë në lidhje me aneksimin e Krimesë në territorin e Rusisë dhe mbi dënimin e shkeljes së të drejtave të tatarëve të Krimesë. Ndërkohë, Petro Poroshenko në këtë takim ka kërkuar nga presidenti i Turqisë pjesëmarrjen e kompanive turke në procesin e privatizimit dhe zhvillimit ekonomik në Ukrainë.

Tags