Shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi
(last modified Thu, 29 Sep 2016 06:17:50 GMT )
Shtator 29, 2016 08:17 Europe/Tirane
  • Shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi e shpallur pas grushtit të dështuar të shtetit në këtë vend, është shtyrë për më tej.

Vendimi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi u mor pas takimit 6-orësh të Këshillit të sigurisë kombëtare të Turqisë të kryesuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi, akuzohet kleriku Fetullah Gulen. Autoritet turke deklarojnë së Shtetet  e Bashkuara të Amerikës do ti përgjigjen brenda këtyre ditëve kërkesës së tyre për ekstradimin e klerikut Fetullah Gylen, i akuzuar si ideator dhe organizator i grushtit të shtetit  të 15 korrikut. Ministri i drejtësisë së Turqisë bëri të ditur komunikimet dhe bashkëpunimin me Uashingtonin. Zyrtarët amerikanë do ti përgjigjen shumë shpejt, brenda këtyre ditëve kërkesës së Turqisë për ekstradimin e klerikut Fetullah Gylen, i cili jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Turqia i ka kërkuar Amerikës ekstradimin e Gylen, pasi e akuzon atë si organizator i tentativës së dështuar të grushtit të shtetit më 15 korrik. Por predikuesi 75 vjeçar mohon çdo përfshirje në ngjarjen e cila tronditi të gjithë vendin dhe botën. Edhe Uashingtoni ka konfirmuar bashkëpunimin me Ankaranë, teksa ka kërkuar kohën e duhur për përpunimin e kërkesës turke. Turqia ka arrestuar zyrtarisht 32.000 persona gjatë hetimeve të grushtit të shtetit dhe 70 mijë të tjerë  akuzohen se kanë lidhje me organizatat e financuara nga Gulen. Gulen, një ish-aleat i presidentit Taip Erdogan tani i konsideruar terrorist nga Ankaraja, mohon çdo përfshirje në kryengritjen që vrau më shumë se 240 njerëz.

 


 

Tags