Erdogan mbyll 15 media
(last modified Mon, 31 Oct 2016 17:57:09 GMT )
Tetor 31, 2016 18:57 Europe/Tirane
  • Erdogan mbyll 15 media

Në vazhdën e reprezaljeve pas grusht-shtetit të dështuar të 15 Korrikut, pasi pushoi dje nga puna mbi 10 mijë punonjës shtetërorë, presidenti turk vendosi sot për mbylljen e 15 mediave nga të cilat, 10 gazeta, 2 agjenci lajmesh dhe 3 revista.

Të gjitha këto media të mbyllura me vendim të Rexhep Tajip Erdogan kanë qenë aktive në rajonet kurde të Turqisë. Në këtë mënyrë, numri i mediave të mbyllura në Turqi pas grusht-shtetit të dështuar të 15 Korrikut 2015, arriti në 160 media. Gjithashtu mësohet se policia turke ka prangosur sot kryeredaktorin e gazetën opozitare “Cumhuriyet”. Murat Sabunçu është i fundit i një serie gazetarësh me emër të kësaj gazete, që po hetohet. Ndërkohë që kontrolle janë ushtruar edhe në shtëpitë e pjesës tjetër të stafit të gazetës. Kritikët e kanë akuzuar presidentin Erdogan se po shfrytëzon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për të heshtur kundërshtarët e tij politikë. Që prej Korrikut, mbi 110 mijë njerëz janë shkarkuar nga puna apo janë pezulluar, ndërsa 37 mijë të tjerë janë arrestuar nga autoritetet turke.

 

Tags