Arrestimi i 137 mësuesve në Turqi
(last modified Wed, 02 Nov 2016 15:09:11 GMT )
Nëntor 02, 2016 16:09 Europe/Tirane
  • Arrestimi i 137 mësuesve në Turqi

Prokuroria e Ankarasë, ka lëshuar urdhër-arreste në lidhje me dosjen e grushti të dështuar të shtetit të 5 korrikut për  mësues.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, forcat e sigurisë turke të mërkurën sipas këtyre urdhër-arresteve, kanë arrestuar 31 mësues në 16 provinca të Turqisë, ndërsa operacionet për arrestimit e të akuzuarve të tjerë janë duke vazhduar. Ditë më parë, Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se 59 drejtues të policisë në qytetet Dijarbakir, Izmir, Adana dhe Antalia janë shkarkuar nga detyra, ndërsa të paktën 81 policë janë arrestuar nën akuzën e përfshirjes në grusht shtetin e 15 korrikut. Policët e arrestuar akuzohen për anëtarësim në organizatë terroriste, pasi dyshohen se kanë lidhje me klerikun opozitar Fethullah Gylen. Deri tani mbi 23 mijë policë janë shkarkuar nga detyra, ndërsa numri i personave të arrestuar pas grushtit të shtetit në Turqi e ka kaluar shifrën 100 mijë. Sot, policia turke ka nisur një program për punësimin e 20 mijë policëve të rinj.

 

Tags