Reagimet ndaj valës së arrestimeve në Turqi
(last modified Thu, 03 Nov 2016 16:41:57 GMT )
Nëntor 03, 2016 17:41 Europe/Tirane
  • Reagimet ndaj valës së arrestimeve në Turqi

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq ka dënuar sot arrestimin e kryeredaktorit të gazetës “Cumhuriet” Murat Sabuncu dhe tre kolumnistëve Giraj Exa, Ajdan Engin dhe Kadri Gursel I cili është edhe anëtar i Institutit ndërkombëtar të mediave.

“Vala më e re e arrestimeve të përfaqësuesve të mediave është edhe një goditje për mediat e lira në Turqi. Autoritetet duhet të kthejnë lirinë e mediave dhe të ruajnë pluralizmin medial dhe mos të merren masa ndaj tyre”, ka thënë Mijatoviq në deklaratë. Mediat pro qeveritare në Turqi kanë bënë të ditur se të punësuarit në “Cumhuriet” janë duke u hetuar pasi që kanë lidhje me klerikun mysliman Fehtullah Gulen për të cilin Ankaraja zyrtare dyshon se ka organizuar tentim puqin më 15 korrik si dhe ka lidhje me militantët kurdë. Kryeredaktori i mëparshëm i gazetës “Cumhuriet”  Can Dundar është dënuar me gjashtë vjet burg për shkak të publikimit të sekreteve shtetërore përfshirë edhe për aksionet e Ankarasë në përkrahjen e grupeve terroriste në Siri. Dënimi i Dundar ka shkaktuar kritika dhe akuza për censurë, të cilat qeverisë turke i janë dërguar nga organizatat për të drejtat e njeriut si të shqetësuar për shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi e cila udhëhiqet nga presidenti Recep Tayyip Erdogan. Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, ka dënuar arrestimin e disa gazetarëve të një gazete opozitare në Turqi dhe ka thënë se arrestimet kalojnë “vijën e kuqe” të BE për lirinë e shtypit. Por, kryeministri turk, Binali Yildirim u përgjigj ashpër duke theksuar se Turqia nuk ka respekt për “vijat e kuqe” të Europës sa i përket lirisë së shtypit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel i cilësoi si alarmante masat shtrënguese të marra nga pushtetit turk kundër medias duke theksuar se kjo do të luajë një rol qendror në negociatat mbi kërkesën për anëtarësimin në BE të vendit euro-aziatik. “Përsa i përket Turqisë, fakti që kjo e mirë e vlefshme që është liria e shtypit dhe liria e opinionit të limitohet në mënyrë të vazhdueshme është për mua si dhe për të gjitha qeveritë në pikën më alarmante”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi. Pas përpjekjeve për grusht shteti, presidenti Recep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Autoritetet po përndjekin në mënyrë masive simpatizantët e Gülenit. Më shumë se  37 000 vetë janë arrestuar ndërkohë. Dhjetëra mijëra anëtarë të forcave të sigurisë, drejtësisë, mediave dhe arsimit janë dëbuar nga puna. Në fushatën më të fundit të dëbimeve u pushuan nga puna 10 000 nëpunës. Nga ana e tij, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh se Gjermania është mjaft e shqetësuar. Liria e shtypit është tejet e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, kreu i Të Gjelbërve, Cem Özdemir u shpreh se nuk ka më liri mendimi në Turqi dhe se ky vend nuk mund të bëhet më anëtar i BE-së. "Kush do të fusë dënimin me vdekje, mund të bashkohet me Korenë e Veriut, por jo me Bashkimin Europian"-theksoi ai. Autoritetet turke i kanë mbyllur shumë media që pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Turqia ka ndërkohë një imazh shumë të keq për respektimin e lirisë së mediave. Në listën e Reporterëve pa Kufij, Turqia është në vendin e 151 nga 180 vendet, ku vlerësohet liria e shtypit.

 

Tags