Kryeministri i Italisë kritikon kryetarin e Zonës së Euros
(last modified Wed, 30 Nov 2016 06:29:52 GMT )
Nëntor 30, 2016 07:29 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Italisë kritikon kryetarin e Zonës së Euros

Kryeministri i Italisë ka kritikuar qëndrimet e kryetarit të zonës së euros në lidhje me buxhetin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Agjencia e lajmeve ANSA njoftoi se Mateo Renzi, kryeministri i Italisë, të martën reagoi ndaj deklaratave të Jeroen Dijsselbloem, kryetari i zonës së euros, në lidhje me kufizimet buxhetore të kësaj zone me qëllim inkurajimin e politikave për zhvillimin ekonomik dhe deklaroi se kryetari i zonës së euros nuk është i informuar rreth situatës së Italisë. Carlo Calenda, ministri i industrisë dhe zhvillimit ekonomik të Italisë, gjithashtu ka kritikuar Jeroen Dijsselbloem dhe ka thënë se çështja nuk është vetëm kufizimi i buxhetit, por ky është një realitet që Evropa po përballet me probleme të mëdha ekonomike. Vlen të theksohet se në bazë të ligjeve të BE, vendet anëtare duhet të ulin deficitin e tyre buxhetor deri në nivelin 3 % të PBB. Italia dhe Spanja janë prej vendeve që kanë deficit buxhetor më të lartë se sa ky nivel i caktuar.

Tags