Kievi: Fluturimi i avionëve rusë mbi Krime, i rrezikshëm
Nëntor 30, 2016 20:33 Europe/Tirane
Ukraina e cilësoi tepër të rrezikshëm fluturimin e avionëve rusë në hapësirën ajrore në rajonet jugperëndimore e në veçanti mbi Gadishullin e Krimesë.
Organizata e aviacionit e Ukrainës kritikoi fluturimin e avionëve luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore të Krimesë dhe i kërkoi Moskës të ndalë këto veprime provokative. Duke reaguar ndaj këtij pretendimi, Organizata federale e aviacionit të Rusisë deklaroi se paralajmërimet e Ukrainës kanë vetëm motive politike, sepse fluturimet e avionëve luftarakë rusë mbi Gadishullin e Krimesë bëhen në kuadër të një manovre ushtarake të forcave ruse që fillon nesër në rajonin Herson në afërsi të Krimesë.