Shqetësime për vazhdimin e krizës së Libisë
(last modified Fri, 02 Dec 2016 05:17:16 GMT )
Dhjetor 02, 2016 06:17 Europe/Tirane
  • Shqetësime për vazhdimin e krizës së Libisë

Me vazhdimin e krizës politike në Libi, përfaqësuesi special i OKB ka shprehur shqetësime për situatën humanitare dhe të sigurisë në këtë vend.

Martin Kupler, përfaqësuesi special i OKB në Libi, gjithashtu u shpreh i pakënaqur nga veprimet e bëra për të kontrolluar krizën e emigrantëve ilegal në Libi dhe ka shtuar: "Derisa qeveria e Libisë nuk e merr pushtetin përsëri, trafikimi i qenieve njerëzore nuk do të ndalet. Libia që nga koha e rënies së regjimit diktatorial të Moamar Ghadafit në vitin 2011, po përballet me krizë politike të brendshme. Tensionet politike dhe veprimet e grupeve të ndryshme militante janë bërë shkak që ky vend të ndodhet në kushte shumë të vështira, deri në atë masë saqë shumë qytetarë të këtij vendi po jetojnë në varfëri ekstreme. Tensionet politike dhe kriza gjithashtu kanë krijuar kushte të përshtatshme për praninë e grupeve të ndryshme terroriste si ISIS në Libi. Edhe pse gjatë muajve të fundit me operacionet e forcave ushtarake të këtij vendi është çliruar një pjesë e madhe e territorit të Libisë që ishte pushtuar nga ky grup terrorist, mirëpo grupi terrorist ISIS akoma po vazhdon sulmet e tij në rajone të ndryshme të Libisë. Grupi terrorist ISIS po e shfrytëzon Libinë si një bazë për veprimet e tij terrorist dhe për të mbledhur forca të reja nga vendet e tjera të rajonit sidomos nga vendet fqinjë të Libisë si Tunizia. Bandat e ndryshme trafikante sidomos bandat e trafikimit të qenieve njerëzore në Libi, gjithashtu është një shqetësim tjetër serioz. Libia jo vetëm që është bërë zonë tranziti kalimin e emigrantëve ilegalë nga vendet e tjera të Afrikës të cilët për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe dhunës së konflikteve të brendshme, po shkojnë në Libi për të kaluar pastaj në Evropë, por një numër i madh i tyre mbesin në Libi dhe një pjesë e madhe e tyre me gënjeshtra e mashtrime u bashkohen grupeve të ndryshme militante. Përveç kësaj një numër i madh i emigrantëve rrëmbehen nga grupet militante për tu marrë para dhe në burgje të përkohshme keqtrajtohen dhe torturohen në mënyra më të egra. Një numër i konsiderueshëm i emigrantëve që rrëmbehen nga grupe të tilla në Libi, dërgohen në kampe të skllavërisë për të punuar derisa të sigurojnë parat e kërkuara nga grupet rrëmbyese. Femrat zakonisht shfrytëzohen për prostitucion. Grupet militante dhe bandat e ndryshme kryesisht kontrollojnë të gjitha korridoret dalëse nga Libia dhe duke marrë parasysh se vendet fqinjë kanë mbyll të gjitha kufijtë e tyre me Libinë, e vetmja rrugë për tu larguar nga Libia mbeten varkat plastike të bandave të trafikimit të qenieve njerëzore nëpërmjet Detit Mesdhe dhe kjo është bërë shkak që për çdo ditë me dhjetëra emigrantë të mbyten në Detin Mesdhe.

Tags