Qëndrimet e shefit të DASH kundër Trump
(last modified Tue, 06 Dec 2016 13:26:13 GMT )
Dhjetor 06, 2016 14:26 Europe/Tirane
  • Qëndrimet e shefit të DASH kundër Trump

Sekretari amerikan i shtetit Donald Trump ka kritikuar presidentin e zgjedhur të Amerikës për shkak të neglizhencës ndaj sugjerimeve të DASH.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Xhon Kerri, shefi i DASH, deklaroi se Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, nuk i jep kurrfarë vlere sugjerimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Xhon Kerri pas bisedimeve polemike të Donald Trump me disa krerë të vendeve të tjera, shtoi se Trump dhe këshilltarët e tij duhet të bëjnë koordinimet e duhura me Departamentin Amerikan të Shtetit Para se të kontaktojnë funksionarët e vendeve të tjera. 

Vlen të theksohet se Donald Trump të premten ka shkelur politikën 37 vjeçare të Uashingtonit për të mos kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me krerët e vendeve të tjera dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Tajvanit. Kjo bisedë telefonike e Donald Trump me presidentin e Tajvanit ka ngjallur shumë kritika dhe reagime të ashpra.

Tags