Masat e reja të Komisionit Evropian për luftën kundër terrorizmit
(last modified Wed, 21 Dec 2016 19:05:46 GMT )
Dhjetor 21, 2016 20:05 Europe/Tirane
  • Masat e reja të Komisionit Evropian për luftën kundër terrorizmit

Komisioni Evropian ka vendosur për marrjen e masave të reja të sigurisë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe përkrahësve financiar të terrorizmit.

Organi ekzekutiv i BE vendosi që përkrahja financiare për aktet terroriste të konsiderohet si vepër penale dhe personat përgjegjës të arrestohen dhe dënohen në bazë të këtij ligji. Gjithashtu KE ka vendosur masa të reja për forcimin e kontrollit të transfertave të parave në shumën mbi 10 mijë euro. Qëllimi kryesor i këtyre vendimeve të KE është intensifikimi i luftës kundër terrorizmit dhe marrja e masave për evitimin e sulmeve terroriste si ai që ndodhi të hënën në Berlin.

 

Tags