Obama synon t’i heqë legjitimitetin Trump-it
Themeluesi i sajtit Wikileaks deklaroi se presidenti amerikan Barak Obama duke akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA, synon që para largimit nga Shtëpia e Bardhë t’ia heqë legjitimitetin qeverisë së presidentit të ardhshëm Donald Trump.
Julian Assange tha se funksionarët amerikanë duan t’a paraqesin Trump-in si president të paligjshëm. Assange i ka kërkuar presidentit Obama që për të vërtetuar pretendimet e tij, të prezantojë faktet që tregojnë për ndërhyrjen e Rusisë në procesin zgjedhor në SHBA. Javën e kaluar, SHBA vendosën të largojnë 35 diplomatë rusë nga territori amerikan pas akuzave të ngritura kundër Rusisë, ndërsa Moska i ka hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.