Kerry: ISIS u krijua për rrëzimin e qeverisë së Asadit
(last modified Sat, 07 Jan 2017 18:15:07 GMT )
Janar 07, 2017 19:15 Europe/Tirane
  • Kerry: ISIS u krijua për rrëzimin e qeverisë së Asadit

Sekretari amerikan i Shtetit duke theksuar se qëllimi kryesor i SHBA në Siri është rrëzimi i qeverisë së Bashar Asadit, shtoi: “Për arritjen e këtij qëllimi, Uashingtoni lejoi krijimin e ISIS-it”.

Siç njofton rrjeti informativ Off Guardian, John Kerry, sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit, duke theksuar se Amerika shpresonte se me krijimin dhe fuqizimin e ISIS do të detyronte presidentin sirian të pranonte një zgjidhje diplomatike me kushtet e diktuara nga Uashingtoni dhe të largohej nga pushteti, shtoi se për arritjen e këtij qëllimi Uashingtoni armatosi një pjesë të ISIS-it. “Uashingtoni kontrollonte çdo çast fuqizimin e ISIS-it, por nuk e kishte menduar se qeveria siriane do të kërkonte ndihmë nga Rusia”-deklaroi sekretari i DASH. Ky fjalim i John Kerry i mbajtur në një takim me përfaqësues të grupeve opozitare siriane ishte publikuar më parë nga CNN dhe gazeta New York Times, por 35 minutat e këtij fjalimi që kishin të bënin me përkrahjen e SHBA për ISIS-in ishin censuruar nga këto media amerikane. Sajti Wikileaks duke pohuar deklaratën e Donald Trump se qeveria e Obamas krijoi ISIS-n, më 22 Dhjetor 2016 publikoi të plotë këtë fjalim të Kerry-t.

 

Tags