Autoritetet evropiane të shqetësuara për veprimtarinë e shkollave me financimin e Arabisë Saudite
(last modified Sat, 28 Jan 2017 06:11:44 GMT )
Janar 28, 2017 07:11 Europe/Tirane
  • Autoritetet evropiane të shqetësuara për veprimtarinë e shkollave me financimin e Arabisë Saudite

Veprimtaria e shkollave vehabiste të financuara nga Arabia Saudite në vendet e ndryshme të Evropës  si në Francë dhe në Gjermani, ka krijuar shqetësime për autoritetet evropiane në lidhje me pranimin e të rinjve në këto shkolla dhe shndërrimin e tyre në forca ekstremiste dhe terroriste.

Faqja informative "Al-Musleh" ka njoftuare se sipas deklaratës më të fundit të prokurorisë së përgjithshme të Parisit, në vitin 2016 numri i fëmijëve në këtë vend të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me luftën kundër terrorizmit ka qenë 51 persona dhe kjo shifër tregon shtimin katër herë më shumë të numrit të këtyre fëmijëve në krahasim me një vit më parë. Në bazë të hulumtimeve të kryera në vendet evropiane në lidhje me këto shkolla, mësohet se këto shkolla shumicën e të rinjve i drejtojnë drejt veprimeve terroriste dhe forcojnë ndjenjën e hakmarrjes ndaj shoqërive të tyre. Përveç kësaj, këto shkolla dhe imamët e xhamive që nuk janë nën mbikëqyrje të qeverive të vendeve perëndimore, veprojnë me liri të plotë dhe pa kurrfarë kufizimesh. Në këtë mënyrë sipas njohjes së identitetit të personave të dyshuar për veprime terroriste, mësohet se vehabizmi në masë shumë të madhe ka depërtuar në shoqëritë perëndimore dhe ka lëshuar rrënjë tek të rinjtë dhe personat të cilët kanë dosje gjyqësore. Kjo situatë është bërë shkak që autoritetet e perëndimit të vendosin nën mbikëqyrje xhamitë dhe shkollat terroriste deri në atë masë saqë Këshilli i Shkollave të Vjenës, kryeqytetit të Austrisë ka marrë vendim për mbylljen e një shkolla pasi ajo nuk ka pranuar të deklarojë identitetin e punonjësve të saj. Matis Misener, zëdhënësi i Këshillit të Shkollave të Vjenës, në lidhje me këtë ka deklaruar se kjo shkollë saudite e cila është themeluar dhjetë vite më parë dhe ka 160 nxënës, në fund të vitit shkollor do të mbyllet për shkak se nuk ka pranuar të deklarojë identitetin e arsimtarëve dhe punonjësve të saj administrativë. Në rrethana të tilla, qeveritë evropiane po bëjnë përpjekje të mbyllin shkollat saudite sepse ato i konsiderojnë këto shkolla burim për prodhimin e ideve terroriste në vendet e evropiane.

Tags