Heroina me firmën e Trump në tregun e Amerikës
(last modified Sun, 05 Feb 2017 06:45:23 GMT )
Shkurt 05, 2017 07:45 Europe/Tirane
  • Heroina me firmën e Trump në tregun e Amerikës

Policia e Floridas të Amerikës ka bërë të ditur zbulimin e 5500 pakove me heroinë që thuhet se fotografia e Donald Trump dhe emri i tij ishin vendosur si firmë mbi këto pako.

Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se Pam Bondi, prokurori i shtetit të Floridas të SHBA-ve, në reagim ndaj zbulimit të kësaj sasie të heroinës dhe më e rëndësishmja, të etiketuar me fotografi dhe emrin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, deklaroi se trafikantët që kontrabandonin këtë sasi të drogës, në këtë mënyrë kanë deklaruar protestën e tyre kundër politikës së Donald Trump ndaj emigracionit. Vlen të theksohet se Donald Trump ashtu siç ka premtuar gjatë fushatës elektorale, ka urdhëruar ndërtimin e murit në kufijtë e Amerikës me Meksikën. Ky vendim i Trump është përballur me reagim të ashpër nga ana e autoriteteve të Meksikës.

Tags