FAO: Jemeni në prag të një krize të madhe, rezervat e grurit në Jemen gati kanë përfunduar
(last modified Sat, 11 Feb 2017 06:35:02 GMT )
Shkurt 11, 2017 07:35 Europe/Tirane
  • FAO: Jemeni në prag të një krize të madhe, rezervat e grurit në Jemen gati kanë përfunduar

Organizata ndërkombëtare FAO të premten në një raport të saj ka deklaruar se rezervat e grurit në Jemen do të mbarojnë në fund të muajit mars të këtij viti dhe si pasojë ky vend ndodhet në prag të një kriza të madhe.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se organizata FAO në raportin e saj ka thënë se Jemeni po përballet me krizën më serioze të sigurisë ushqimore në botë dhe situata në këtë vend pa ndihmën urgjente, gjatë këtij viti do të bëhet shumë kritike. Gjithashtu, përfaqësuesi i OKB për çështjet humanitare në Jemen më 27 janar në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters ka theksuar se Jemeni më së shumti edhe për tre muaj ka rezerva të grurit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës dhe të vendeve perëndimore dhe arabe dhe në heshtjen e OKB, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur një bllokadë të hekurt tokësore, detare dhe ajrore kundër këtij vendi me pretekst të kthimit përsëri në pushtet të ish-presidentit jemenas Mansur Hadi. Si pasojë e këtij agresioni, deri më tani janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas.

Tags