Sekretari i përgjithshëm i OKB shpreh keqardhjen për ndërhyrjet e Amerikës
(last modified Tue, 14 Feb 2017 05:40:36 GMT )
Shkurt 14, 2017 06:40 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i OKB shpreh keqardhjen për ndërhyrjet e Amerikës

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka shprehur keqardhjen për ndërhyrjet e Amerikës në punët e brendshme të kësaj organizate dhe ka thënë se Selam Fiaz ish kryeministër i Palestinës është kandidati i përshtatshëm për të qenë përfaqësues i Bashkësisë Ndërkombëtare në Libi.

Antonio Guters, një ditë më parë ka zgjedhur z. Selam Fiaz si përfaqësues special të OKB për çështjen e Libisë. Ky vendim i Guters është kundërshtuar fuqishëm nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB. Nikki Haley përfaqësuesja e Amerikës në OKB ka thënë se qeveria e Trump është zhgënjyer nga propozimi i Antonio Guters për zgjedhjen e Selam Fiaz si kryetar i ekipit special të OKB për Libinë. Haley tha se Amerika nuk mund të mbështesë zgjedhjen e Fiaz pasi Palestina nuk është anëtare me të drejta të plota në OKB. Deklarata e Haley vjen në kohën kur nga 193 vende anëtare të OKB 137 prej tyre kanë njohur zyrtarisht Palestinën. Amerika është ndër ato vende që akoma nuk e ka njohur zyrtarisht Palestinën. Selam Fiaz do të zinte vendin e Martin Kobler i cili prej vitit 2015 ka qenë përfaqësues special i OKB në Libi. 64 vjeçari Fiaz prej vitit 2007-2013 ka qenë kryeministër i Palestinës dhe për dy mandate ministër i financave. “Për një kohë të gjatë Kombet e Bashkuara në mënyrë jokorrekte anonin në favor të Autoritetit Palestinez, në dëm të aleatëve tanë në Izrael”, tha Nikki Haley. Palestinezët në Kombet e Bashkuara e kanë statusin e shtetit vëzhgues joanëtar, ndërsa pavarësia e tyre është njohur nga 137 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së. Ambasadorja Haley tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk e njohin shtetësinë palestineze e as “nuk e mbështesin sinjalin”, që do ta dërgonte nominimi i zotit Fiaz. Diplomatët në Kombet e Bashkuara thonë se Selam Fiaz është tejet i respektuar për punën e tij në reformimin e Autoritetit Palestinez dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, kështu që e kishte mbështetjen e 14 shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me të tilla veprime Amerika dhe regjimi sionist synojnë të rikuperojnë dështimet e tyre diplomatike kundrejt popullit palestinez. Palestinezët kanë korrur suksese të konsiderueshme në rezistencën e tyre dhe këtë e kanë pohuar shumë diplomatikë mes tyre edhe sekretari i ri i përgjithshëm i OKB. Angazhimi serioz i palestinezëve në organe dhe organizma të ndryshëm ndërkombëtarë ka krijuar më shumë mundësi për realizimin e të drejtave të palestinezëve. Pikërisht kjo ka ngjallur shqetësimin e autoriteteve amerikane dhe të regjimit sionist. Mbështetja botërore për popullin palestinez vitet e fundit është shtuar shumë dhe në këtë mes në ambientet e OKB është ngritur flamuri i Palestinës si një vend anëtar në shumë organe të OKB. Kjo mbështetje tregon për angazhimin e madh për krijimin e Palestinës së pavarur dhe realizimin e të drejtave të kombit palestinez. Në kuadër të sukseseve të tyre, palestinezët në vitin 2012 kanë arritur të ngrenë flamurin e Palestinës në OKB. Në këto kushte masat dhe qëndrimet e ndërmarra nga Amerika kundër popullit palestinez nuk është gjë tjetër përveçse skandal i madh për Amerikën dhe regjimin sionist në arenën ndërkombëtare.


 

Tags