Mars 05, 2017 11:44 Europe/Tirane
  • Thatësia në Somali, 110 të vdekur në 48 orët e kaluara

Hasan Ali Khejri, kryeministri i Somalisë, ka deklaruar se gjatë 48 orëve të kaluara kanë humbur jetën 48 persona për shkak të urisë vetëm në një rajon të këtij vendi.

Kanali televiziv BBC ka njoftuar se Somalia po përballet me një thatësi të madhe dhe këto janë statistikat e para zyrtare nga pasojat e kësaj krize. Nuk janë deklaruar akoma statistikat e sakta rreth pasojave të përgjithshme të valës së thatësisë në Somali. Aktualisht rreth 3 milionë persona në Somali po përballen me krizën e mungesës së ushqimit. Disa burime informative lokale në Somali gjithashtu kanë bërë të ditur me dhjetëra persona kanë vdekur në qytetin Awdinle në rajonin Bay nga sëmundja e kolerës. Të martën e kaluar Muhamed Abdullah Muhamed, presidenti i Somalisë, thatësirën aktuale në Somali e ka quajtur "Tragjedi Kombëtare". Vala e thatësirës së fundit në Somali është një prej fenomeneve klimatike "El-Nino" që cila përfshirë pjesën lindore dhe jugore të Afrikës. Vlen të theksohet se në valën e kaluar të thatësirës në Somali nga viti 2010 deri në vitin 2012, patën humbur jetën rreth 260 persona. Somalia së bashku me Sudanin Jugor, Nigerinë dhe Jemenit janë katër vende që sipas OKB janë në listën e vendeve që po përballen me krizën serioze të urisë.

Tags