Wikileaks publikon të dhëna të reja mbi sulmet kibernetike të SHBA
(last modified Mon, 03 Apr 2017 19:22:22 GMT )
Prill 03, 2017 21:22 Europe/Tirane
  • Wikileaks publikon të dhëna të reja mbi sulmet kibernetike të SHBA

Uebsajti Wikileaks, në një raport të publikuar në Twitter, bëri të ditur se qeveria amerikane 90% të buxhetit të caktuar për çështjet kibernetike e shpenzon për sulme kibernetike dhe vetëm 10% e këtij buxheti shpenzohet për mbrojtjen kibernetike.

Ky burim thekson se Rik Lodget, drejtor i NSA, ka pohuar se 90% e shpenzimeve kibernetike të qeverisë amerikane kanë të bëjnë me aktivitete agresive kibernetike. Gjithashtu, Wikileaks, publikon fakte që tregojnë se CIA amerikane kryen sulme kibernetike dhe më pas, për këto sulme akuzon shtete të tjera.    

 

Tags