Pheniani: Do të fundosim aeroplanmbajtësen amerikane
(last modified Sun, 23 Apr 2017 19:28:15 GMT )
Prill 23, 2017 21:28 Europe/Tirane
  • Pheniani: Do të fundosim aeroplanmbajtësen amerikane

Koreja Veriore ka kërcënuar se do ta fundosë aeroplanmbajtësen amerikane, që po merr pjesë në ushtrime të përbashkëta me dy anije luftarake japoneze në Oqeanin Paqësor Perëndimor.

“Forcat tona revolucionare janë luftarakisht të gatshme për ta fundosur aeroplanmbajtësen atomike amerikane me një sulm të vetëm”, ka shkruar gazeta, Rodong Sinmun, në komentin e saj të sotëm. Kjo gazetë, praktikisht, është zëdhënëse e Partisë së Punëtorëve, që sundon në Korenë Veriore. Kjo gazetë e krahasoi anijen amerikane me një “shtazë të madhe” dhe tha se sulmi kundër saj do të ishte “shembull aktual për ta treguar forcën tonë ushtarake”. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar që luftanija, USS Carl Vinson, të lundrojë në ujërat afër Gadishullit Korean, në përgjigje të tensionit të shtuar me Korenë Veriore, për shkak të programit raketor dhe testet atomike të këtij vendi.

 

Tags