Gjykata Evropiane vendos në favor të ndalimit të mbulesës së grave myslimane në Belgjikë
(last modified Tue, 11 Jul 2017 18:06:12 GMT )
Korrik 11, 2017 20:06 Europe/Tirane
  • Gjykata Evropiane vendos në favor të ndalimit të mbulesës së grave myslimane në Belgjikë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë një rast të paraqitur nga gratë muslimane që protestonin ndaj ndalimit të mbulimit fytyrës në publik në Belgjik.

Në vendimin e saj, gjykata me seli në Strasburg mbështeti ndalimin në çështjen e ngritur nga dy gra muslimane, Samia Belcacemi, një shtetase belge dhe Jamina Ousar, një marokene. Të dy gratë thanë se ligji ishte diskriminues dhe të drejtat e tyre ishin shkelur. Gjykata argumentoi se kufizimi kërkonte të garantojë kushtet e "bashkëjetesës" dhe "mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të tjerëve" dhe se ishte "e nevojshme në një shoqëri demokratike". E njëjta gjykatë kishte vendosur tashmë në një sfidë ndaj ligjit francez në vitin 2014, kur gjithashtu hodhi poshtë argumentet kufizimit dhe shkeljes së lirive fetare dhe të drejtave individuale të njeriut. Në qershor të vitit 2011, një ligj hyri në fuqi në Belgjikë që ndalonte çdo veshje që fsheh identitetin e të panjohurit në publik.

 

Tags