Përvjetori i grusht shtetit të dështuar në Turqi
(last modified Sat, 15 Jul 2017 18:04:53 GMT )
Korrik 15, 2017 20:04 Europe/Tirane
  • Përvjetori i grusht shtetit të dështuar në Turqi

Presidenti i Turqisë në përvjetorin e parë të grusht shtetit të dështuar në Turqi, ka theksuar mbi vazhdimin e politikave kundër opozitarëve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, në ceremoninë e parë të përvjetorit të grusht shtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar, duke dënuar të gjithë aktorët e grusht shtetit, ka deklaruar: Qeveria e Ankarasë nuk do të lejojë që grupet e tilla si grupi Gylen të kryejnë aktivitete në Turqi. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është shprehur se “15 Korriku është një risi në historinë e demokracisë, Në fjalimin e tij në panelin “15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut”, zhvilluar në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë me rastin e njëvjetorit të grushtetit të dështuar, Erdogan ka theksuar se 15 korriku ka qenë një tentativë pushtimi që është përpjekur të realizohet me dorën e nënkontraktorëve të blerë me 1 dollarë. Ai tha se “qëndrimi i pamëshirshëm që puçistët treguan ndaj popullit tonë, egërsia që treguan dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qartë qëllimin e tyre të vërtetë” “Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja duhet të mendojmë edhe mbi këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht”, është shprehur në fjalën e tij Erdogan. Ndërsa në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme Erdogan ka theksuar se ajo do të hiqet kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. “Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të heqim gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Erdogan në fjalimi e tij me rastin e 15 korrikut. Ndërkaq, kryeministri i Turqisë, Binali Jıldırım, tha se populli i Turqisë do ta shoh asgjësimin e plotë e organizatës terroriste FETO dhe se pjesëtarët e saj do të marrin dënimin e merituar në bazë të parimit të shtetit ligjor. Jıldırım ka mbajtur fjalim në programin përkujtimor në Kompleksin Presidencial në Ankara, me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO. “Ne do të punojmë në Turqi dhe në botë në mënyrë që t’u ngelemi besnikë dëshmorëve tanë. Secili le të jetë i sigurt për këtë gjë. Tanimë jemi në një periudhë të re. Në këtë periudhë, është populli ai që është pronar dhe kujdestar i vendit. Në këtë periudhë të re, populli ynë patjetër do ta shohë asgjësimin e rrjetit vrasës FETO. Asnjë forcë dhe bashkim nuk është më e rëndësishëm sesa bashkësia dhe vëllazëria jonë”, tha Jıldırım. Kryeministri turk paralajmëroi se terroristët e FETO-s do të marrin dënimin e merituar. “Këta vrasës, terroristë të veshur me uniformë të ushtarëve, do të marrin dënimin e merituar në bazë të parimit të shtetit ligjor. Një fraksion i ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë e Presidentit Rexhep Taip Erdogan mbrëmjen e 15 korrikut, por përpjekja dështoi. Pas puçit, autoritetet shkarkuan më shumë 150 mijë punonjës të institucioneve shtetërore, në një fushatë spastrimi që vazhdon edhe sot.

 

 

 

 

Tags