Kryeministri spanjoll paralajmëron qeverinë e Katalonjës
(last modified Fri, 06 Oct 2017 05:34:05 GMT )
Tetor 06, 2017 07:34 Europe/Tirane
  • Kryeministri spanjoll paralajmëron qeverinë e Katalonjës

Kryeministri spanjoll Rajoy paralajmëroi qeverinë rajonale të Katalonjës kundërshtimin e  shpalljes së pavarësisë pas një votimi të diskutueshëm të dielën e kaluar.

Duke folur përpara vendimit të gjykatës së të enjtes, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet më tej nëse qeveria e Katalonjës vazhdon me ndjekjen e rrugës së njëanshme, sic e cilësoi ai referendumin. Udhëheqësi i Katalonjës Carles Puidgemont ka deklaruar se ai do të bëjë një deklaratë javën e ardhshme në lidhje me këtë çështje. Një ditë më parë Puigdemont tha se qeveria e tij po planifikon publikojë rezultatet e referendumit të së dielës në parlamentin katalanas gjatë ditëve të ardhshme. “Unë duhet të përfaqësoj të gjithë qytetarët e Katalonjës,” tha Puigdemont, i cili gjithashtu përsëriti thirrjet e tij për dialog dhe ndërmjetësim me Madridin. “Të dielën kemi pasur një referendum në rrethanat më të vështira dhe kemi dhënë një shembull se kush jemi. Ne duhet të vëmë në zbatim rezultatet e referendumit. Ne duhet t’i paraqesim parlamentit rezultatet e referendumit“, tha Puigdemont. Ndërkohë gjykata Kushtetuese e Spanjës ka pezulluar sesionin e ardhshëm të parlamentit katalanas, si një përpjekje për të shtyrë paralajmërimin e mundshme të shpalljes së pavarësisë. Seanca ishte parashikuar për ditën e hënë, por sipas Gjykatës një veprim i tillë do të ishte “një shkelje e kushtetutës”.

Tags