Madridi akuzon shefin katalanas të policisë
(last modified Fri, 06 Oct 2017 14:07:13 GMT )
Tetor 06, 2017 16:07 Europe/Tirane
  • Madridi akuzon shefin katalanas të policisë

Madridi zyrtar po bën të gjitha përpjekjet për të parandaluar shkëputjen e njëanshme të Katalonjës nga Spanja.

Shefi i policisë katalanase, Josep Lluis Trapero u shfaq para një gjykate në kryeqytetin spanjoll me akuzën e rebelimit ndaj shtetit.Trapero akuzohet se para, gjatë dhe pas referendumit ka mbështetur ata që Madridi zyrtar i quan separatistë.Josep Lluis Trapero drejton forcën e quajtur “Mossos d’Esquadra”, forcë sigurie e rajonit katalanas, Gjykata e akuzon kreun e kësaj force se gjatë referendumit të 1 tetorit dështoi në mbrojtjen e forcave të policisë kombëtare nga protestuesit.Policia kombëtare u dërgua në rajon në përpjekje për të ndalur referendumi e njoftuar prej kohësh nga autoritetet e Katalonjës dhe për Madridin ai është i paligjshëm.Megjithatë, qeveria rajonale katalanase nuk tërhiqet nga vendimi i saj dhe thotë se mund të shpallë pavarësinë e njëanshme brenda pak ditësh.Organizatorët e referendumit të së dielës që shkoi thonë se pjesëmarrja në të ishte 42 përqind dhe 90 përqind e tyre votuan pro pavarësisë. Megjithatë, rezultati përfundimtar nuk është publikuar, ndërkohë që ka pretendime për një sërë parregullsishë gjatë procesit.

Tags