Katalonjë: Mbi 90% votojnë pro pavarësisë
(last modified Fri, 06 Oct 2017 18:20:28 GMT )
Tetor 06, 2017 20:20 Europe/Tirane
  • Katalonjë: Mbi 90% votojnë pro pavarësisë

Qeveria Autonome Katalane thotë se vetëm 43% votues kanë marrë pjesë në referendumin separatist katalanas, por më shumë se 90% e pjesëmarrësve votuan në favor të ndarjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, qeveria katalane thotë se 90% e pjesëmarrësve në referendumin mbi pavarësinë e Katalonjës nga Spanja kanë votuar në favor të ndarjes së rajonit. Megjithatë, sipas njoftimit, vetëm 43 për qind e votuesve të ligjshëm morën pjesë në referendum të dielën e kaluar, ku u kundërshtua ashpër nga ana e policisë spanjolle. Në rrjedhën e referendumit mbi ndarjen e Katalonjës, që qeveria spanjolle e konsideron të paligjshme, rreth 900 katalanas u plagosën nga sulmet e policisë spanjolle. Qeveria spanjolle kërkoi falje sot për këtë përplasje të dhunshme.

 

Tags