Kërkesa e kryeministrit spanjoll drejtuar rajonit të Katalonjës
(last modified Thu, 12 Oct 2017 08:59:06 GMT )
Tetor 12, 2017 10:59 Europe/Tirane
  • Kërkesa e kryeministrit spanjoll drejtuar rajonit të Katalonjës

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ripërsëriti kërkesën e tij ndaj udhëheqësit të Katalonjës për të qartësuar brenda 5 ditëve nëse e ka deklaruar rajonin të pavarur apo jo, por këtë e bëri duke shpalosur edhe kërcënimin se qeveria qendrore mund të kufizojë autonominë katalanase, nëse është shpallur pavarësia.

Në fjalimin e tij përpara Parlamentit spanjoll, pasi mblodhi fillimisht me urgjencë kabinetin qeveritar, Rajoy tha se përgjigjja e presidentit Puigdemont do të ishte vendimtare dhe jetike për të vendosur “ato që do të vijnë përgjatë ditëve në vijim”. Fjalimi i kryeministrit shënoi herën e parë që ai ka thënë hapur se, aktivizimi i nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, që i lejon qeverisë të marrë kontrollin mbi rajonet, do të ishte hapi i radhës nëse autoritetet katalanase nuk tërhiqen nga veprimet e tyre të paligjshme. Qeveria qendrore “kërkon t’u ofrojë siguri qytetarëve të saj” dhe “është e domosdoshme të rikthehet qetësia dhe siguria”, tha ai pas takimit të kabinetit. Rajoy bëri edhe një kërkesë në kundërpërgjigje të shpalljes së një dite më parë nga Puigdemont, se ai po procedonte me deklaratën e pavarësisë, por e pezullonte atë në mënyrë që t’i jepte hapësirë disa javëshe negociatave.

Tags