Spanja e ka marrë kontrollin e qeverisë së Katalonjës
(last modified Sat, 28 Oct 2017 12:48:10 GMT )
Tetor 28, 2017 14:48 Europe/Tirane
  • Spanja e ka marrë kontrollin e qeverisë së Katalonjës

Qeveria e Spanjës e ka marrë kontrollin direkt të Katalonjës dhe e ka shkarkuar qeverinë e saj separatiste.

Lidhur me këtë veprim, ka folur kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, mbrëmë vonë në Madrid. “E kam shpërndarë parlamentin e Katalonjës dhe kam shpallur zgjedhje për 21 dhjetor në këtë rajon. Një ditë më parë, presidenti i Katalonjës e kishte rastin e fundit për ta kthyer gjendjen legale dhe t’i thërras zgjedhjet. Kjo ishte ajo që shumica e madhe e popullit në Katalonjë e kishin këruar. Ai nuk donte ta bënte këtë. Prandaj, qeveria e Spanjës do të ndërmerr masa për ripërtritjen e ligjshmërisë”, tha Rajoy, i cili tash e merr edhe përgjegjësinë që e kishte presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont. Pasi parlamenti rajonal votoi për pavarësi, mijëra vetë në Barcelonë dolën në sheshin qendror për ta festuar pavarësinë, ndërsa shumë prej tyre kërkonin largimin e flamurit të Spanjës nga ndërtesa e qeverisë së Katalonjës. Qindra protestues kundër pavarësisë poashtu, kanë dalur në rrugë, duke i valvitur flamujt e Spanjës. Departamenti amerikan i shtetit tha se Katalonja është pjesë përbërëse e Spanjës dhe se Uashingtoni i mbështet masat e qeverisë së Spanjës për ta mbajtur Spanjën unike. Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka shkruar në rrjetin Twitter, pas deklaratës së pavarësisë, se për BE-në “nuk ndryshon asgjë”. Ai, po ashtu, ka theksuar se BE-ja vazhdon të kontaktojë vetëm me Madridin dhe “shpreson se qeveria spanjolle e favorizon forcën e argumentit e jo argumentin e forcës”.

Tags