Protesta në Francë kundër dhunës seksuale
(last modified Mon, 30 Oct 2017 07:10:02 GMT )
Tetor 30, 2017 08:10 Europe/Tirane
  • Protesta në Francë kundër dhunës seksuale

Femrat në Francë janë ngritur në protesta kundër dhunës seksuale në këtë vend.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters sipas të cilës, me qindra femra janë ngritur në qytete të ndryshme të vendit mes tyre në kryeqytetin Paris për të protestuar kundër dhunës seksuale që ushtrohet ndaj femrave. Ata kanë kërkuar reagim ndaj këtij fenomeni dhe respektimin e të drejtave të femrave. Sa i përket kësaj çështjeje gazeta franceze Le Monde shkruan se me milion femra në Francë bëhen viktima të dhunës seksuale, të cilat për shkak të dinjitetit dhe frikës nga humbja e vendit të punës nuk ngrenë akuzë ndaj agresorëve dhe dhunuesve. Sipas statistikave të deritanishme 1 në 20 femra nën moshën 35 vjeç, të paktën një herë ka përjetuar dhunë seksuale dhe nga 6 femra që kanë përjetuar një situatë të tillë 3 prej tyre nuk guxojnë të ankohen për shkak të ngjarjeve që vijnë më pas.

 

 

Tags