Puigdemont: Madridi ka shkelur parimet e demokracisë
(last modified Mon, 06 Nov 2017 17:05:22 GMT )
Nëntor 06, 2017 18:05 Europe/Tirane
  • Puigdemont: Madridi ka shkelur parimet e demokracisë

Presidenti i shkarkuar i provincës katalane në fjalën e mbajtur pak pas lirimit të tij në Belgjikë, akuzoi qeverinë spanjolle për largimin nga procesi demokratik.

“ Populli i Katalonjës po mendon për shokët tanë që janë burgosur padrejtësisht nga shteti i cili po largohet nga praktikat demokratike dhe ka shkelur parimet e demokracisë”-theksoi Carles Puigdemont. Ish-udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, dhe 4 ish-ministra të tij janë lënë të lirë me kusht nga një gjykatës në Belgjikë. Aktpadia e ngritur në Spanjë për të pestë zyrtarët katalanas përfshin akuza për rebelim, copëtim të vendit dhe shpërdorim të fondeve publike. Atyre u duhet tani të paraqiten në gjykatë në Bruksel brenda 15 ditësh. Belgjika ka maksimumi 60 ditë afat për t’i kthyer në Spanjë, por nëse të akuzuarit nuk ngrenë pretendime ligjore, transferimi mund të ndodhë edhe më shpejt sesa kaq. Në qytetet katalanase pati një sërë protestash, si kundër ndalimit të 8 politikanëve të hetuar për rebelim, ashtu edhe kundër prangosjes së dy aktivistëve nga autoritetet spanjolle.

 

Tags